E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjen reagimi  i Bashës: Jep llogari, pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara?
Publik News

Vjen reagimi i Bashës: Jep llogari, pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara?

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së qeverisë sulmoi opozitën, e cila sipas tij, në vend të përpiqet të luftojë Coronavirusin, po lufton qeverinë.

Sipas liderit të opozitës, Rama para se të sulmojë opozitën duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara.

“Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.

Image

“Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shton më tej Lulzim Basha në reagimin e tij.
Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.