E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtohen masat e kontrollit për të gjithë ata që kanë ardhur nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen (VENDIMI)
Publik News

Shtohen masat e kontrollit për të gjithë ata që kanë ardhur nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen (VENDIMI)

Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zbarkojnë në terren për të kryer kontrolle dhe për të marrë masa të rrepta për të gjithë personat që shkelin rregullin e vetëkarantiminimit.

Sipas një urdhri të gjithë personat që kthehen nga zona të kuqe ose ata që aktualisht janë identifikuar me koronavirus dhe janë vetëizoluar, nuk duhet të dalin në ambiente publike por të qëndrojnë të izoluar për të shmangur përhapjen tek individë të tjerë.

Policia dhe ushtria nesër do të ngrejë postblloqe në disa pika kyçe të vendit, kryesisht në hyrje dhe dalje të qyteteve.

Kjo masë do të merret pasi është konstatuar që ka pasur persona që e kanë shkelur rregullin e vetë-karantinimit. Për shkelësit e vetëkarantinimit do të ketë gjoba dhe do të detyrohen me forcë që të izolohen.

Kujtojmë se aktualisht ministria e shëndetësisë ka konfirmuar 12 raste të prekura me koronavirus.

Vijon…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.