E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dilema e kombit që vijon nga Ismail Qemali
OP-ED

Dilema e kombit që vijon nga Ismail Qemali

Kreshnik Osmani

Ismail Qemali kur eshte larguar nga Shqiperia (pasi u kercenua me burg nga Fuqite e Medha) ka dhene doreheqjen dhe ka dale thellesisht i zhgenjyer prej zyres se tij shume prane portit.

Prej andej i eshte drejtuar anijes me te cilen eshte larguar per ne Itali. Historia tregon se rruges per tek anija nuk e ka shoqeruar askush. Teresisht i vetemuar dhe i zhytur thelle ne trishtim askush nga qytetaret ne rruge nuk ia ka fishkellyer, qofte dhe per ta pyetur se ku po shkon, perveç nje gazetari italian qe i ka kerkuar interviste. Eshte ngjitur ne anije dhe eshte larguar si nje anonim.

Kur jam njohur me kete skene me eshte rrenqethur mishi dhe qimet me jane ngritur perpjete. Jam shokuar plotesisht. I mire apo i keq, kushdo te kete qene ai njeri beri perpjekjet maksimale per t’u dhene shqiptareve nje Shtet ne ato kushte mizerabel ne te cilat gjendej Ballkani. Xheloze, mosperfilles, talles, smirexhinj, hileqare, mosvleresues per nje burre Shteti deri ne kete grade nuk kam mundur ta imagjinoj dhe ta perfytyroj kurre.

Problemi eshte se kjo qenka sjellje e vjeter e jona dhe dilema e madhe qe shfaqet ne kete rast eshte: “A ia vlen valle te sakrifikosh per kete vend?! A ia vlen te qendrosh i ndershem ne realitete shoqerore dhe kulturore si keto?! A ia vlen te luftosh qe diçka ne kete vend te ndryshoje?!

A mos valle gjithe keta hajdute dhe gjithe ky imoralitet qe na dirigjon jetet e ka kuptuar perpara nesh se nuk ia vlen dhe ne u bijme ne qafe kot, thjesht sepse nuk na eshte dhene mundesia kurre te jemi hajdute si ata?! A ia vlen te mundohesh ne kete vend e te sakrifikosh?! A ia vlen te sakrifikosh per kete popull qe kur ia ke me hile te mallkon dhe kur nuk ia ben me hile, te tall, te injoron dhe te perqesh duke ta thene shqip: “nuk ishte i zoti?!”

Mos ndoshta nuk kemi ne rregull nga trute, sa here mendojme se diçka ketu mund te ndryshoje?!
Ndoshta jemi te denuar prej fatit, prej Zotit, prej gjenetikes a historise, ta shtyjme si ta shtyjme here duke ia zhytur njeri-tjetri gjer ne rrëzë e herë dukë tallur atë gjënë, me njeri-tjetrin ketu ne fejsbuk!

Dilema vazhdon…….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.