E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të mos merren me propagandë”- Basha thirrje qeverisë: Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara
Publik News

Të mos merren me propagandë”- Basha thirrje qeverisë: Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirre qeverisë që të lërë propagandën dhe të merret me punën.

 

Sipas tij, opozita ka për detyrë që të bëjë transparencë, ndërsa qeveria duhet të bëjë punën.

Basha: Nuk është koha për propagandë dhe larje duarsh në tv kur gjysma e qytetarëve nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Kam kërkuar prej datës 23 shkurt marrjen e masave dhe krijimin e kushteve për qytetarët. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara dhe nuk mund të fshihemi pas maskave të fytyra të skaduara të propagandës.

Gjithë e kemi parë se si është boshatisur Tirana. Por, kjo është vetëm një pjesë dhe aspak transparente e veprimeve që duhet të kryhen. Nëse mbyllen baret dhe restorantet çfarë dhe të bëjmë me call-centera dhe fasonët.

U bëj thirrje qytetarëve që të marrin masa për ta kaluar më me lehtësi për të parandaluar. Duhet të reagojmë menjëherë nëse dedektojmë pasoja të vogla siç është temperatura.

Kërkoj urgjentisht t’i jepet fund propagandës. Ata kanë sot çelësat e thesarit për t’i shërbyer qytetarit.

Nuk kam asnjë merak që të marrë meritën siç mori meritën për pagesën e njërit prind    që të rrijë në shtëpi. Detyra jonë është të bëjmë transparencë, detyra e tyre është të bënë punën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.