Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu, për masat ndaj koronavirusit.
Sipas Bardhit, Rama dhe Manastirliu po po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit, ndërsa publikon dhe videon e një qytetari nga Durrësi i cili thotë se në dhomën e spitalit me pacienten që vdiq sot nga koronavirusi kishte dhe pacientë të tjerë.
“Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë”, shkruan ndër të tjera Gazment Bardhi.
REAGIMI I PLOTË:
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!
Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.
Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën.
Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.
As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë.
Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës.



