Britania e Madhe ndryshe nga masat që kanë marrë shumica e vendeve të prekura nga koronavirusi, nuk ka aplikuar shumë prej tyre.
Kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka marrë ende asnjë vendim për të mbyllur shkollat, aktivitetet sportive dhe grumbullimet masive të njerëzve, një masë kjo e marrë nga shumica e shteteve të prekura nga COVID-19, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Sipas Johnson masat drastike në këtë moment nuk është se do të japin ndonjë efekt të madh.
Madje, nëse gjithë bota nisur dhe nga shembulli i Kinës aplikon vetëkarantinim 14 për personat e prekur dhe ata që kanë pasur kontakte me personat e infektuar, kryeministri Boris Johnson ka thënë se britanikët duhet të qëndrojnë vetëm një javë.
Po ashtu, nisur nga thirrjet e liderëve të shteteve të ndryshme për të telefonuar numrat e Urgjencës, në rastin e Shqipërisë numri 127, në Britani bëjnë të kundërtën. Johnson shprehet se e mira është që të qytetarët të mos telefonojnë Urgjencën por të këshillohen duke përdorur faqet zyrtare të Sistemit Shëndetësor.
Qëllimi sipas kryeministrit është që të vonohet sa më shumë të jetë e mundur përhapja e koronavirusit dhe të mos kolapsohet sistemi spitalor.
Deri më tani në Britaninë e Madhe e madhe kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 10 perona dhe janë konfirmuar 596 raste pozitive.




