Franca mbyll shkollat, kopshtet dhe çerdhet, Macron: Situata nga koronavirusi më e rënda e 100 viteve të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar mbylljen e të gjitha çerdheve, kopshteve, shkollave dhe universiteteve duke nisur nga e hëna, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Franca u bëri thirrje njerëzve të punojnë nga shtëpia, të kufizojnë udhëtimet, ndërsa bëri thirrje që të moshuarit dhe të sëmurët të mos dalin nga shtëpia.
“Qeveria do të përdorë të gjitha mjetet financiare të nevojshme për të shpëtuar jetë, pavarësisht kostos,” tha presidenti.
Pavarësisht situatës presidenti Macron konfirmon zhvillimin e zgjedhjeve komunare nga 15-22 mars. Gjatë një deklaratë presidenti francez ka nënvizuar se situata nga koronavirusi është emergjenca shëndetësore më e rëndë e 100 viteve të fundit në Francë.
Numri i viktimave në Francë si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 33 ndërkohë që personat e infektuar janë 1784 në të gjithë vendin.
Ndër personat e prekur, 86 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
23 prej 33 viktimave janë persona të moshuar mbi 75 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



