E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi në Shqipëri, Basha: Qeveria të akordojë më shumë para për të përballuar koronavirusin
Publik News

Koronavirusi në Shqipëri, Basha: Qeveria të akordojë më shumë para për të përballuar koronavirusin

“Nuk është koha për platforma dhe propozime”

“Nuk është koha për panik. Kam shqetësim për prindërit të mi që janë në moshë. Kam shqetësim për të afërmit që janë të sëmurë, për miqtë me shëndet të dobët”, u shpreh kreu i PD Lulzim Basha.

Ndihmë në ushqime për familjet në nevojë/Kreu i opozitës, Luzlim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili tha sot se nuk është koha “për platforma dhe propozime”, por për bashkim. Po në emisionin “Opinion” Basha tha se kryeministri sulmon opozitën, kur përgjegjësia kryesore pë

Kreu i PD-së tha se masat në vend janë marrë me shumë vonesë, edhe pse u propozuan disa javë më parë nga opozita.

“Rast unik që ta nisim me këtë me sulme nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur në fakt përgjegjësia kryesore për administrimin e krizës është e qeverisë. Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshëm me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, pamundësia e mbi 50% e shqiptarëve për të sigurua ushqimet bazë. Këto janë shqetësimet kryesore. Shqetësimi kryesor i opozitës është siguria dhe mirëqenia e shqiptarëve.

Intensiteti i masave nuk duhet të fillojë pas shfaqjes së virusit. Kriza në Kinë na dha 45 ditë kohë. Më 27 shkurt i kam kërkuar qeverisë të marrë masa, nuk i ka ndërmarrë këto masa. Më 24 shkurt kam kërkuar që të ndërtohet një regjistër i posaçëm i personave që vijën nga zonat e kuqe, nuk e bëri, sepse atëherë z.Rama ishte në një gjendje tjetër mendore, dy javë më vonë nxori policinë në rrugë, do të kishte qenë më e lehtë të kishte pasur një regjistër.

Ky është një problem i madh që nuk zgjidhet me parada policës dhe ushtarësh në rrugë, me respektin më të madh. Ne jemi dakord me masat e marra, por janë bërë me shumë vonesë. Qeveria nuk duhej të kishte pasur sikletin pse po i propozon opozita. Pse u desh ka shumë kohë për të marrë këto hapa? Qeveria po reagon për problemin sot, por kjo krizë menaxhohet duke menduar se çfarë do të ndodhë nesër e pasnesër”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.