E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania, më shumë se 660 miliardë euro për të ndihmuar bizneset
Publik News

Gjermania, më shumë se 660 miliardë euro për të ndihmuar bizneset

Gjermania po përgatit një paketë të ndihmës ekonomike në vlerë më shumë se 660 miliardë euro për të ndihmuar kompanitë në ekonominë më të madhe të Europës, që t’u mbijetojnë efekteve të shpërthimit të koronavirusit.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se “Nuk do të ketë kufij të sipërm për sasinë e kredisë” nga huadhënësi në pronësi të qeverisë, “KfW Bankengruppe”.

Ndërsa numri i të infektuarve po rritet në të gjithë kontinentin, dhe jeta e përditshme është ndalur në shumë vende, bizneset po bllokohen. Olaf Scholz, ministri gjerman i Financave, tha që qeveria mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, përfshirë marrjen e aksioneve në kompani, nëse vlerësohet e nevojshme.

“Ne nuk mund të harrojmë mësimet e krizës së mëparshme financiare”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin. Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve që të zvogëlojnë kontaktet e tyre sociale kudo që të jetë e mundur, pasi numri i infeksioneve në Gjermani kaloi 3,000 vetë, me gjashtë vdekje.

“Kjo është një ndërprerje që do të sfidojë të gjithëve ne”, është shprehur Merkel. Kancelarja ka paralajmëruar më parë se rreth 70 për qind e popullsisë së vendit me 58 milionë banorë, mund të preket nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.