IZOLIM total me botën, askush nuk hyn e nuk del nga Shqipëria
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai deklaron se kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave.
Sipas Ramës, nga koronavirusi qytetarët nuk duhet të kenë frikë, por vetëm kujdes.
Status i plotë:
Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë!
Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave
Frikë aspak, kujdes po!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



