E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të rinjtë ‘sfidojë’ urdhrat, dalin shëtitje në zonat turistike
Publik News

Të rinjtë ‘sfidojë’ urdhrat, dalin shëtitje në zonat turistike

Rinia duket se ende nuk është ndërgjegjësuar se të luash me jetën dhe shëndetin tënd dhe të tjerëve nuk është shaka.

Pavarësisht urdhrit për të ndenjur në shtëpi dhe shmangur grumbullimet për të frenuar sa më shumë infektimin me koronavirus, duket se kjo nuk vlen për shkodranët e ‘pabindur’ të cilët kanë dalë shëtitje në masë me biçikletat e tyre

Qyteti i Shkodres, ishte në qetësi, por zona turistike e Shirokës nuk ngjate më atë që kryeministri e ka cilësuar “kohë lufte” por me një ditë normale feste.

Skajin e tjetër të Shqipërisë,  Sarandën, dita e verës e gjeti kështu.

Në Vlorë qytetarët i janë bindur urdhrit për të qëndruar në shtëpi, por ka edhe nga ata që  që kanë dalë shëtitje në Lungo Mare.

E njëjta situate edhe në Durrës. Edhe pse jo me numër të lartë, shumë qytetarë kanë dalë në ecje bregut të detit.

Duket se shume qytetarë situatën me kronavirusin nuk e kanë marrë seriozisht, edhe pse i gjithë vendi pothuajse është në karantinë. Për këtë çështje, duket se masat e qeverisë, do të vazhdojnë  të përshkallëzohen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.