E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha thirrje qeverisë: Urgjente pajisja me kite dhe tampona testues për të dyshuarit me koronavirus
Lajme

Basha thirrje qeverisë: Urgjente pajisja me kite dhe tampona testues për të dyshuarit me koronavirus

Çdo vonesë dhe neglizhencë është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin.

Është urgjente pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për analizat.

Qytetarët nuk duhet të jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, apo ta përhapin pa dashur atë’, tha gjatë fjalës së tij, kreun i PD-së Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Dua ta nis fjalën time këtë të diel në mbrëmje, me një mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ju bashkëqytetarë të dashur dhe me urimin tim nga zemra për ju dhe të dashurit tuaj, që të jeni mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë kohë të vështirë.

Një urim  të veçantë kam për shërim sa më të shpejtë për të 41 bashkëqytetarët tanë që janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19 dhe që po trajtohen nga personeli ynë i shkëlqyer shëndetësor.

Jam plot me shpresë se me përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve dhe infermierëve tanë, do arrini ta mposhtni këtë virus.

Ndaj dua të përsëris edhe sot mirënjohjen nga zemra për çdo mjek, për çdo infermier, për çdo punonjës të shëndetësisë që është në krye të detyrës.

Personeli mjekësor me kapacitet të plotë është i domosdoshëm në këtë periudhë, ndaj dhe dua ta bëj të qartë:

Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet  e nevojshme të mbrojtjes. Çdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve.

Po kaq urgjente është pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi. Kjo jo vetëm do të qetësonte qytetarët që jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, por do të bënte të mundur edhe izolimin në kohë të atyre që janë prekur, duke frenuar përhapjen e virusit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.