E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UKT njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Nga pagesat e faturave të ujit
Publik News

UKT njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Nga pagesat e faturave të ujit

Ndërkohë që vendi është i izoluar një masë kjo e marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Ujësjellës Kanalizime në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm për të gjithë abonentët.

Në njoftim thuhet se nga dita e sotme abonentët do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Pika UKT në rrugën “Petro Nini Luarasi”, Tregun Elektrik dhe Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.

Ndërkaq për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative: Aplikacionet Bankare  e-Banking; Easy Pay; Western Union; AK. Invest. Për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime qytetaret mund të marrin në numrin 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë në 7 ditë të javës.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë abonentët se duke filluar nga dita e nesërme, datë 17.03.2020, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe ?Pika UKT rruga “Petro Nini Luarasi”, Tregu Elektrik dhe ?Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.

Kërkojmë bashkëpunimin tuaj në respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus).

Rikujtojmë se për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative:

Aplikacionet Bankare  e-Banking

Easy Pay

Western Union

AK Invest

NJOFTOJMË të gjithë qytetarët që për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrin në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë në 7 ditë të javës. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin në përballimin së bashku të kësaj situate,

UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANE”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.