E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari denoncon: Qytetarët në radhë të gjatë për të paguar kreditë
Publik News

Gazetari denoncon: Qytetarët në radhë të gjatë për të paguar kreditë

Foto e publikuar nga gazetari

Gazetari Denis Dyrnjaja ka denoncuar bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, të cilat vazhdojnë të kërkojnë pageset e kredive nga qytetarët.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai deklaron se bankat kanë thyer autorizimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë me 3 muaj pagimin e kësteve, që njerëzit të mos ekspozoheshin ndaj rrezikut të infektimit me Coronavirus duke dalë në ambient të ekspozuar.

Sipas gazetarit, ky është një paradoks, pasi qeveria shtrëngon masat për të mbajtur njerëzit brenda në shtëpi dhe bankat shprehin në ekstrem mungesë solidariteti me të gjithë situatën duke parë në mënyrë cinike interesin e tyre.

Statusi i plotë:

Ky është filiali i njërës prej bankave në Tiranë dhe si kjo gjendje është shumica e filialeve ku njerëzit mbajnë radhë për të paguar kreditë pasi penalizohen për vonesat. Me gjithë angazhimin e shtetit, me gjithë autorizimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë me 3 muaj pagimin e kësteve që njerëzit të mos ekspozoheshin ndaj rrezikut të infektimit me Coronavirus duke dalë në ambient të ekspozuar, bankat e nivelit të dytë po tregohen të pandjeshme duke mbajtur një qëndrim krejtësisht të kundërt edhe me apelet dhe vendimet e qeverisë për të stopuar çdo lëvizje të qytetarë në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të tyre. Por me këtë politikë joelastike bankat po vënë në rrezik edhe shëndetin e personelit të tyre. Mijëra punonjës të bankave rrezikojnë kontaminimin me Covid-19 dhe më pas të bëhen edhe përhapës te heshtur të virusit te familjarët e tyre. Pra ka një paradoks këtej qeveria shtrëngon masat për të mbajtur njerëzit brenda në shtëpi, këtej bankat shprehin në ekstrem mungesë solidariteti me të gjithë situatën duke parë në mënyrë cinike interesin e tyre. Atëherë qeveria të anulojë vendimin për të kufizuar lëvizjen e njerëzit të shkojnë në punë të paguhen për të paguar kreditë në banka. Edhe biznesi të vijojë aktivitetin se edhe biznesi ka kredi për të paguar. Pra qeveria duhet të gjejë mënyrën që ose të ndalojnë të gjithë ose jo ca të ndalojnë e ca te fitojnë. Kjo është cinike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.