E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekspertët kinezë zbarkojnë në Milano, krah mjekëve vendas në luftë me koronavirus
Publik News

Ekspertët kinezë zbarkojnë në Milano, krah mjekëve vendas në luftë me koronavirus

Mjeket kineze

Një ekip mjekësh kinezë të cilët janë ekspertë të COVID-19 do të zbarkojnë në Milano në krah të mjekësve vendas për të luftuar koronavirus.

Lajmi është bërë me dije nëpërmjet Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Itali e cila thotë se ekspertët kinezë me vete do të jenë të paisur me mjetet e duhura për ta kryer denjësisht misionin për të cilin janë nisur.

Kujtojmë se deri më tani në Itali janë shënuar 26062 të infektuar dhe qindra të vdekur.

“Një ekip i dytë i mjekëve kinezë ekspertë të COVID-19 me 9 tonë pajisje mjekësore (ventilatorë në mushkëri, monitor dhe pajisje të tjera) të dhuruara nga Kina do të largohen nesër nga Shanghai. Ekipi do të zbarkojë në Milano dhe do të mbështesë mjekët vendas”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.