Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, me 475 të vdekur në 24 orët e fundit.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave nga Covid-19 deri në këto momente në 2,978.
Numri i të infektuarve të rinj është 2.648 më shumë se sa dje, ndërsa në total janë 4,025 pacientë të shëruar.
2,257 pacientë janë në trajtim intensiv, 197 më shumë se sa dje. Ndërsa 12.090 persona qëndrojnë në izolim në shtëpi.



