E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moderatores Eni Vasili, ja hedhin  me nje sms sikur e ka nisur Basha
Publik News

Moderatores Eni Vasili, ja hedhin me nje sms sikur e ka nisur Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një kërkesë të çuditshme kryeministrit Edi Rama, sipas gazetares Eni Vasili, gjatë një interviste të kreut të qeverisë në një emision televiziv.

Basha i ka dërguar mesazh moderatores Eni Vasili, duke i kërkuar ta pyesë kryeministrin Edi Rama nëse është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe drejtimin e qeverisë ta marrë Basha.

Rama ka shprehur mosbesimin se nuk është Basha ai që e dërgon këtë mesazh.

(Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh moderatores Eni Vasili duke thënë se nuk është ai që ka nisur mesazhin, dhe ka kërkuar të sqarohet çështja se kush e ka dërguar mesazhin).

Ja dialogu në emision:

Eni Vasili: Pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je i sigurtë që është ai personalisht?

Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…

Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndërra. Si mund ta bëjë këtë pyetje

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz

Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni Sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.”

Eni Vasili: Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.