E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’po ndodh në Itali: Krematoriumi ka mbingarkesë, s’përballon dot djegien e kufomave
Lajme

Ç’po ndodh në Itali: Krematoriumi ka mbingarkesë, s’përballon dot djegien e kufomave

Rama tregon me grafiqe e foto ç’po ndodh në Itali: Krematoriumi ka mbingarkesë, s’përballon dot djegien e kufomave, duhet ta shmangim me çdo çmim KATASTROFËN HUMANITAREKamionet transportojne viktimat

Grafiku tregon se si u frenua coronavirusi në Lodi ku masat u morën më herët, ndërsa në Bergamo, situata u bë e pakontrollueshmem dhe tanimë kamionët e ushtrisë transportojnë nga Bergamo drejt 12 zonave të tjera të Italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave.

“LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!

Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë italiane, që transportonte mbrëmë nga bergamo drejt 12 zonave të tjera të italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave”, shkruan Rama ndërsa thotë se ne duhet ta shmangim këtë katastrofë humanitare.

“Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne bergamo dhe në zonat e veriut të italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!

Durim, durim, durim! nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!”, përmbyll Rama.

Kujtojmë se në Itali numri i viktimave ka arritur në 2978.

90242285_10157541985626523_1069549124170285056_n.jpg

90243209_10157541985656523_8481600664797970432_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.