E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e ironizon/ Basha: Jepi 120 milionë eurot e PPP-ve për krizën
Publik News

Rama e ironizon/ Basha: Jepi 120 milionë eurot e PPP-ve për krizën

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratrike Lulzim Basha, lidhur me planin e masave të propozuara nga kryedemokrati.

Rama i kujton Bashës gafën 7×7=42m ndërsa thotë se kkryedemokrati “është zgjuar sot me rritje shifrash, ndërsa kur të mbarojë lufta, këto shifra do kapin nivelin e një vendi të G7.

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”, shkruan Rama në twitter.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Kryeministri nuk i merr parasysh sugjerimet e opozitës për masat ekonomike që duhet të ndërmarrë qeveria, ndërsa Rama ka ironizuar gjithmonë Bashën, për shkak të gafës së bërë në parlament “7×7=42′.

Disa minuta më parë, Basha propozoi zgjidhje për biznesin e vogël duke i paguar 300 euro çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur, që kap në total sipas tij deri në 25 milionë euro në muaj, si dhe të mbulojë pagën minimale për punonjësit në bizneset fasonë, që shkon deri në 30 milionë euro në muaj, sipas kreut të PD-së.

“Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë  që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:

  • Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
  • Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri”, shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.