Propozimi i Bashës ndaj qeverisë, Duma :Me daljen e paketës duhet të sakrifikojmë
Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar propozimin e planit me tetë pika të kryedemokratit Lulzim Basha ndaj qeverisë, lidhur me parandalimin e koronavirusit në Shqipëri.
Në një lidhje direkte nga shtëpia për Report Tv, ajo ka deklaruar se në këtë momente e gjithë klasa politike kanë një qëllimm që Shqipëria të jetë sa më e sigurt.
Sipas Dumës, para se të vijë kolapsi ekonomik, duhet të ndalojmë më parë dramën për shërbimet, dhe pagesat.
Duma thekson që me daljen e paketës, duhet që gjithkush të sakrifikojë.
‘Në këtë moment e gjithë klasa politike kanë një qëllim që Shqipëria të jetë sa më e sigurt, së pari për jetën. Ana tjetër është si i bëhet kur vjen çështja te kolapsi ekonomik që shkakton një kaos, nëse vijmë te kriza duke u mbyllur në karantinë. Ky është momenti paralel i krizës së pandemisë.
Duhet të themi si zgjidhet. Ju siguroj, para se të vijë kolapsi ekonomik, ishalla nuk vjen, duhet të ndalojmë më parë dramën për shërbimet, pagesat. Duhet të kemi parasysh që ekonomia shqiptare është tregti dhe shërbim në 57%. Pagat në këtë masë është emergjencë e parë. Kur flasim në këtë mënyrë duhet të kuptojmë që propozimet nga opozita janë konkrete. Një qeveri e përgjegjshme është të ulet dhe të marrë të dhënat ekonomike dhe ashtu sikur bën Merkel, Trump, Italia apo Greqia bën një përllogaritje të thjeshtë nëse realizohet një propozim konkret dhe e lëmë batutën mënjëanë.
Ta lëmë se kush e tha i pari se vendi duhet të futet në izolim. Ne bëmë disa propozime, ky është roli absolut. Ajo që po thuhet heqja e zërave të tatimeve dhe taksave apo sigurimet. Votën për të qeverisjen e mirë ke marrë, tani për mirëqeverisjen dhe bashkëpunimin për cilëndo qeveri qoftë. Më një buxhet të vogël jemi të detyruar që bashkërisht të bëjmë një gjë. Unë shpresoj që paketa ekonomike të jetë e vlefshme, shpresoj të jenë edhe pjesë propozimet e PD-së. Pasi paketa del duhet të kemi parasysh që gjithkush do të sakrifikojë. Duhet pasur transparencë në mënyrën si merren vendimet’, tha ish-deputetja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



