Zonja të hekurta janë nëna ime dhe nëna jote sepse….
Kreshnik Osmani
Me respektin me te madh per zonjat e politikes, por zonja te hekurta nuk jane ato qe u behet publicitet. Zonja te hekurta jane nena ime dhe nena jote, qe te lindi dhe shkoi 40 diteshe lehone ne pune. Na nderronin napat e cicit dhe te kakes.
Qe ngrohnin uje per te na shperlare pasi te kishin bere fitilat e ferneles se vajgurit. Jane ato qe u çonin ne tre te mengjesit ne radhe te qumeshtit. Ato qe shkonin te mbaronin normen ne pune dhe vinin tre here ne dite ne cerdhe per te na dhene sise duke u shkeputur nga puna. Zonja te hekurta jane ato qe mbaronin normen ne pune dhe me pas vinin te mbaronin normen ne shtepi.
Zonja te hekurta jane ato qe zienin uje per rrobat e bardha dhe lanin dyshemene me kurriz te keputur dhe me femijen mbi shpine. Zonja te hekurta jane ato qe i gdhinin femijes, nenes, motres, vellait, te afermit, mikut, 9 muaj mbi koke ne spital. Zonja te hekurta jane ato qe shkonin ne zbor pa lines. Zonja te hekurta jane ato qe nuk i lane kurre te lyheshin dhe te zbukuroheshin e megjithate mbeteshin te bukura vete.
Zonja te hekurta jane ato qe na rriten me mund, me gjak, me lodhje dhe me veteflijim. Zonja te hekurta jane ato qe vdiqen internimeve dhe burgjeve. Zonja te hekurta jane ato qe i shkrine jetet e tyre per familjet e tyre. Zonja te hekurta jane ato qe hane dajak tre here ne dite nga lloj lloj bastexhiu, drogaxhiu e pijaneci dhe per hater te femijes, te familjes dhe te nderit heshtin, derisa burrat e c’burreruar te vendosin t’i vrasin e t’u japin fund.
The Nena ime me nenen tende jane zonja te hekurta. Te gjitha te tjerat, me te gjithe respektin, jane hekurishte e teneqe, packa se edhe me to mund te behet ndonje zbukurim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



