Këngëtari i madh italian Gianni Morandi ka publikuar në profilin e tij një video të një familje shqiptare, që inkurajon Italinë dhe italianët në këto ditë të vështira pas përhapjes së koronavirusit.
“Mesazh shprese”, shkruan këngëtari në profilin e tij.
Ndërsa të shumta kanë qenë edhe komentet në profilin e Morandit, që e pëlqenin shumë këtë video, dhe janë emocionuar nga mesazhi i familjes shqiptare.
“Përshëndetje Gianni, jam emocionuar duke dëgjuar këtë familje të bukur. Një përqafim për ty dhe familjes së mrekullueshme shqiptare”, shkruan në koment një vajzë italiane.
“Kjo video i ka bërë mirë zemrës time, të përqafoj”, është përgjigja që i kthen Gianni Morandi.
Në këto ditë të vështira për Italinë nuk kanë munguar mesazhte mbështetëse nga qytetarët italianë dhe jo vetëm, duke inkurajuar popullin italian.
Italia është vendi me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, me shifrat që rriten çdo ditë e më shumë.



