Shqipëria dhe Maqedonia marrin dritën jeshile për negociatat
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë arritur sot dakordësinë për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Reporterët e mediave ndërkombëtare në Bruksel bëjnë me dije se pas disa takimeve, ambasadorët e BE kanë miratuar draftin paraprak për çeljen e negociatave të dy vendeve me Bashkimin Europian.
“Tym i bardh në Bruksel” shkruajnë reporterët e këtyre mediave, ndërsa krah kushteve që mund t’i vendosen Shqipërisë, përmendin dhe dy kërkesa të Greqisë. Sipas tyre, grekët kërkojnë që qeveria shqiptare të bëjë censusin (regjistrimin) e popullsisë dhe të rishikojë ligjin për pronat e minoritarëve në jug të vendit tonë.
Konkluzionet përfundimtare pritet të hartohen javën tjetër dhe me shumë mundësi të enjten, ato do të bëhen publike për dy vendet. Drafti i Ambasadorëve të vendeve të BE është deçiziv në vendimin përfundimtar që do të jepet nga liderët europianë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



