Trump jep LAJMIN E MADH: Ja dy substancat që mund të luftojnë koronavirusin
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka ndarë një lajm të rëndësishmë me ndejkësit e tij në Facebook, në luftën botërore kundër koronavirusit.
Trump shkruan se hidroksilklorina dhe azitromicina janë duke u testuar nga Federata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA dhe së shpejti mund të vihen në përdorim shumë shpejt për të luftuar koronavirusin. Hidroksilklorina është një medikament i përdorur dhe më herët dhe i njohur nga mjekësia pasi është përdorur kundër malaries, ndrërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale.
Sipas Presidentit amerikan hidroksilklorina bashkëvepron mirë me azitromicinën dhe mund të jenë një shans i vërtetë për të qenë ndryshuesit më të mëdhënj “të lojës” në historinë e mjekësisë.
“Hidroksilklorina dhe azitromicina të marra së bashku, kanë një shans të vërtetë për të qenë një nga ndryshuesit më të mëdhenj “të lojës” në historinë e mjekësisë. FDA ka zhvendosur malet – Faleminderit! Shpresojmë se ata (H punon më mirë me A) mund të përdoren menjëherë. Njerëz po vdesin, lëvizni shpejt dhe Zoti i bekoftë të gjithë”, shkruan Trump në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




