E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqërohet në polici regjisori Robert Budina dhe arkitekti Merzhani
Publik News

Shoqërohet në polici regjisori Robert Budina dhe arkitekti Merzhani

Aktivistët nuk e ka zbatuar urdhrin e dhënë nga qeveria për ndalimin e qarkullimit dhe organizimeve të ndryshme prej koronavirus dhe disa prej tyre sot janë mbledhur para Teatrit Kombëtar.

Si rrjedhojë bëhet me dije se policia ka shoqëruar në komisariat arkitektin Kreshnik Merzhani dhe regjisori Robert Budina.

Budina dhe Merzhani, u mblodhën këtë të martë para Teatrit Kombëtar për të dhënë një komunikatë për media. Megjithëse para teatrit janë mbledhur gjithsej rreth 10 persona të cilët më pas u shpërndanë nga policia , në komisariat janë shoqëruar vetëm Merzhani dhe Budina pasi ata ishin dy personat që mbajtën komunikatën për mediat në ambientet e jashtme të Teatrit.

Megjithëse orari në të cilin kanë vendosur të japin deklaratën është në fashën që qarkullimi është i lejuar, ata janë shoqëruar për shkak se sipas rregullit të qeverisë në këto orare lejohet të lëvizet vetëm për punë ose arsye emergjente.

Kujtojmë se komunikimi me median u bë për të bërë publik lajmin që “Europa Nostra pranon Teatrin Kombëtar si një nga 7 zonat e mbrojtura në Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.