E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori Zingraf: Shqipëria hedh hapin e radhës drejt BE-së
Publik News

Ambasadori Zingraf: Shqipëria hedh hapin e radhës drejt BE-së

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka reaguar rreth dakordësisë së sotme të Këshillit të Përgjithshëm mbi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Sipas Zingraf, në këtë krizë të rëndë aktuale si pasojë e covid-19, ky vendim është një shenjë një e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi. Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh. Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.