E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punëtori i aeroportit dhe vajza e tij farmaciste vdesin në një ditë nga Covid-19
Publik News

Punëtori i aeroportit dhe vajza e tij farmaciste vdesin në një ditë nga Covid-19

Një punëtor i aeroportit të Heathroë në Londër dhe vajza e tij humbën jetën brenda 24 orëve nga Covid-19.

Sudhir Sharma, 61 vjeç, vdiq të mërkurën pas kontaminimit me coronavirus, dhe në po të njëjtën ditë edhe vajza e tij 33 vjeçare e quajtur Pooja humbi betejën me sëmundjen.

Sipas “The Sun”, kolegët e 61 vjeçarit e kanë cilësuar një tragjedi të madhe dhe situata e varrimit është më prekëse pasi e veja e tij dhe njëkohësisht e ëma e 33 vjeçares nuk mund të marrë pjesë në varrim për shkak të situatës.

Vajza që ndërroi jetë ishte me profesion farmaciste dhe punonte në Sussex, raporton newsbomb.al. Teksa numri i të infektuarve nga Covid 19 në Britaninë e Madhe ka arritur në 14.543, ndërsa numri i viktimave është 759.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.