Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi që parashikon shpërblimet e mjekëve dhe infermierëve që do nisen në Itali në kuadër të situatës alarmante të Covid-19.
Mësohet se 10 mjekë do të paguhen nga qeveria shqiptare me 3 mijë euro, ndërsa 20 infermirë me 2 mijë e 500 euro secili.
Sakaq bëhet me dije se mjekët do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qendrojnë për një muaj. Ata do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situates, kjo si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor,mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë.
3. Fondi prej 11 000 000(njëmbëdhjetë milionë)lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
4. Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Socialetë bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.
5. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjësSociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.
6. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.



