Shtohet numri i të infektuarve me covid-19
Numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër është shtuar.
Gazetari i abcnews bën me dije se në Vaun e Dejës kanë rezultuar pozitiv dy persona, familjarë të 35-vjeçarit që u konfirmua i prekur me covid-19 ditën e djeshme.
Nëna dhe kunata e tij pas testit të kryer kanë rezultuar pozitiv. Kështu numri total i të prekurve me covid-19 në Shkodër shkon në 6.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në numri total i të prekurve me covid-19 ka shkuar në 197, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 11 raste kanë rezultuar pozitiv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



