E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Do vazhdojmë me rezistencë apo ‘do vdesim për bukë’?
Lajme

Rama: Do vazhdojmë me rezistencë apo ‘do vdesim për bukë’?

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e ecurisë së Koronavirusit në vendin tonë.

Sipas shefit të qeverisë, masat shtrënguese të marra e kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë dhe për këtë përgëzon edhe 99% të shqiptarëve.

Rama tregon se ka vetëm dy rrugë përpara: të rezistojmë për ekzistencë ose të lëshohemi në krahët e frikës që numri i vdekjeve më pas të shkojë në qindra e mijëra.

“KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.

*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!”, shkruan kryeministri teksa poston edhe një grafikë me të dhëna mbi ecurinë e pandemisë në vendin tonë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.