E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avioni me 30 mjekë e infermierë shqiptarë zbret në Romë, ministri Cakaj i vetmi pa maskë mbrojtëse (FOTO)
Publik News

Avioni me 30 mjekë e infermierë shqiptarë zbret në Romë, ministri Cakaj i vetmi pa maskë mbrojtëse (FOTO)

Pak minuta më parë ka mbërritur në Romë avioni me 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, të cilët do të ndihmojnë shtetin fqinj në këtë luftë të egër me koronavirusin.

Pjesë e ekuipazhit që zbarkoi në kryeqytetin italian ishte edhe ministri i Jashtëm në Detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai është pritur nga homologu i tij Luigi Di Maio dhe të tjerë, pjesë e stafit të ministrit dhe institucioneve shëndetësore, ndërkohë që në aeroport ka pasur edhe gazetarë.

Ajo që bie në sy është se të gjithë janë të pajisur me maska mbrojtëse, përveç minsitrit në detyrë, Gent Cakaj, i cili bie shumë në sy, pasi është i vetmi që nuk ka maskë.

Capture6.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.