Pensionistët në ‘arrest shtëpie’pa afat
Pensionistët janë në një “arrest shtëpie”, pasi nuk lejohen të dalin për asnjë moment, ndërsa ushqimet dhe artikujt e tjerë të domosdoshëm duhet t’ja blejë ndonjë njeri i afërt ose fqinj, ndërsa në rast kur nuk kanë asnjë, bashkitë e çdo qyteti do të caktojnë një person nga stafi i tyre.
Nga dita e sotme asnjë nuk do të lejohet për të dalë dhe të bëjë pazar pa marrë lejen digjitale, e cila mund të merret me anë të portalit ealbania ose me një sms falas në numrin 55155.
Leja do të jepet vetëm për 1 person në familje dhe është e vlefshme për 1 orë, të cilët qytetarët e zgjedhin vetë.
Të gjithë personat që do të lëvizin pa marrë lejen digjitale do të gjobten nga policia, ndërsa Rama ka thënë se nuk do të ketë gjoba për ata që kalojnë me pak minuta lejen 1 orëshe që kanë marrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



