Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mbrëmjen e sotme disa foto të infermierëve shqiptarë që në fundjavë fluturuan drejt Italisë, për të asistuar krah kolegëve të tyre italianë në betejën me koronavirusin.
Pas mjekëve që filluan shërbimin që në ditën e hënë, sot edhe infermierët kanë nisur punën sot krah kolegëve italianë në Spitalin e Breshias.
“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga #COVID-19❗Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias”, shkruan ministrja Manastirliu.



