E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin detaje pse u arrestua drejtori i burgut 313
Publik News

Dalin detaje pse u arrestua drejtori i burgut 313

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me arrestimin e drejtorit të burgut 313, Eduart Struga, ditën e sotme.

Bëhet me dije se arrestimi i tij dhe dy personave të tjerë, është bërë pasi akuzohen për korrupsion, konkretisht për marrje në zotërim të një dyqani në brendësi të ambienteve të burgut si dhe përfitim parash.

Burime për report.tv theksojnë se bashkë me Eduart Strugën, në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, shtetasi F.A., shef logjistike në burgun 313 dhe një person tjetër, E.K., përfaqësues i një subjekti tregtar.

SPAK njofton se hetimet nisën këtë vit. Sipas SPAK, drejtori dhe vartësi i tij të arrestuar kanë kërkuar shuma të konsiderueshme dhe kanë marrë rreth 550 mijë lekë të personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje.

Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.