Bilanc i rënde në USA ,1480 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, më shumë se 277 mijë të infektuar
1480 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA vetëm në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që është regjistruar ndonjëherë në një ditë.
Më shumë se 277 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa numri total i vdekjeve është 7403.
Spitalet e SHBA-ve dhe veçanërisht ai i Nju Jorkut po përballen me vështirësi të mëdha, pasi numri i shtretërve dhe i respiratorëve është më i vogël se numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Presidenti Donald Trump u bëri thirrje njerëzve që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet e tyre dhe të përdorin maska, në mënyrë që t ulet rreziku i përhapjes së COVID-19.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shëruar 12.283 persona, ndëra 5787 ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Senati amerkian miratoi paketën më të madhe të ndihmës në histori, për të mbështetur bizneset dhe qytetarët që humbën punën si pasojë e koronavirusit.
Paketa ishte plot 2.2 trilion dollarë, që do t’i vijë në ndihmë ekonomisë për t’u rimëkëmbur, pas goditjes së fortë që po merr nga COVID-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



