Lulzim Basha apel qeverisë: Shto testet !Çdo ditë e humbur kushton jetë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e të prekurve nga koronavirusi dhe numrin e testimeve në Shqipëri.
Basha shkruan se në rrjetet sociale se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën, duke i kërkuar Qeverisë që të rrisë numrin e tyre.
Kryedemokrati thekson se për të shkëputur zinxhirin e testimeve nga Covid-19, e vetmja zgjidhje është rritja e testimeve, duke e lidhur këtë edhe me karakterin ekonomik.
“Sa më pak testime ,aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë’, shkruan kreu i demokratëve.
Reagimi i plotë:
Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.
Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!
Sa më pak testime,
aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,
dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Sa më pak testime
aq më gjatë vazhdon karantina
dhe thellohet kriza ekonomike.
Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



