E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha kujton aktorin e madh KRUJA: Na fali buzëqeshje në ditë të vështira
Publik News

Basha kujton aktorin e madh KRUJA: Na fali buzëqeshje në ditë të vështira

Ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh shkodran Gëzim Kruja.

Basha i shpreh ngushëllimet familjes së aktorit, ndërsa thotë që aktori i madh i humorit “na fali buzëqeshje në ditë të vështira”.

“Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash”, shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës, artistit të madh shkodran të humorit që na fali buzëqeshje në ditë të vështira, e sot me dhimbje duhet ti themi lamtumirë.

Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash.

Ngushëllime familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë. U prehtë në paqe!
92469279_3069057086478785_6311277939790970880_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.