Humbin jetën dy persona nga koronavirusi në Kosovë
Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi mëngjesin e sotëm në Kosovë, duke e çuar numrin në total të viktimave në tre.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, të dy viktimat, vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 145 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 23 janë shëruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



