Voltana Ademi akuza Edi Ramës: Kryeministri na sheh si armiq
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka akuzuar kryeministrin Rama sa e ka lënë mënjanë Shkodrën, duke mos kryer testimet në masë për qytetarët, ndërsa numri I të prekurve me Covid-19 vijon të shtohet në Shkodër.
Ademi thekson në konferencën për shtyp se armiku I vetëm i shqiptarëve dhe Shkodrës është Covid-19, ndaj Rama nuk duhet të shpikë armik tjetër në këtë rast, duke I parë shkodranët me armiqësi.
Kryebashkiakja Ademi shprehet se neglizhenca ka sjellë humbjen e jetës për një person me Covid-19 të shtunë, teksa ai nuk ia doli të shkonte në Spitalin Infektiv në Tiranë.
‘Edi Rama po përpiqet që t’ia hedhë fajin qytetarëve të Shkodrës. Përmes ministrit të Brendshëm, po mundohet t’I hedhë fajin pushtetit vendor. Ne jemi duke lehtësuar barrën e kësaj situate me kaq mundësi sa kemi, por nuk bëjmë dot evidentimin epidemiologjik. Sot, në tregun e Rusit ministri Lleshaj e pranoi vetë se ka më shumë shitës se blerës. Telefonatave të qytetarëve shkodranë iu është refuzuar shërbimi dhe testi për covid-19.
Të shtunën vdiq në Shkdoër një person në spital, pa u dërguar në Tiranë prej neglizhencës. Nuk duhet që në asnjë mënyrë të sulmojnë qytetarët e Shkodrës për t’I përdorur politikisht. Rama nuk duhet të shpikë armik tjetër. Për shkodranët dhe shqiptarët armiku është Covid-19. Kërkojmë rritje të testeve si dhe ndihmave ushqimore, pasi qytetarët janë në hall të madh. Kam kërkuar edhe sot diçka të tillë, por kanë rënë në veshë të shurdhërt. Ju bëj thirrje qytetarëve shkodranë që të zbatojnë rregullat dhe distancimin social, për të kaluar këtë pandemi.
T’I vijë në ndihmë qytetarëve të Shkdorës, t’I vijë në ndihmë personave që kanë nevojë dhe janë në vështirësi. Shpresoj që në Shkdoër të jenë mirë dhe mos kenë nevojë për ndihmë shëndetësore prej Covid-19’, përfundoi Ademi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



