E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vërteta që fshihet pas filmit turk që po bën namin
Publik News

E vërteta që fshihet pas filmit turk që po bën namin

Edhe pse në kinematë turke u publikua tetorin e vitit të kaluar, filmi “Mrekullia në qelinë numër 7” suksesin po e përjeton tani. Ai është renditur si një nga filmat më të ndjekur në Netflix gjatë kësaj periudhe pandemie, kur të gjithë janë mbyllur në shtëpi. 

Filmi flet për historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij. Historia e tyre ka përlotur botën dhe shprehja “Lingo, lingo” është bërë shumë e famshme.

“Në film, Ova dhe Memo kanë një traditë të thërrasin “Lingo, lingo” dhe tjetri i përgjigjet “Shishe”. Këto dy fjalë janë huazuar nga një këngë tradicionale turke ku përdoret shpesh: “Lingo, Lingo, Shisheler”. Fjala “shisheler” përkthehet në “shishe”, ndërsa shprehja “lingo lingo” nuk do të thotë asgjë në turqisht, por është thjesht një fjalë plotësuese e këngëve, e ngjashme si “la la la”.

E vërteta mbi filmin qëndron se ai nuk është bazuar në një histori të vërtetë. Ky film është ribërje e filmit korean me të njëjtin emër. Filmi korean pati gjithashtu shumë sukses dhe u publikua në vitin 2013.

Pas suksesit të filmit, aktori kryesor Aras Bulut Iynemli reagoi i emocionuar që filmi po shihet anë e mbanë botës.

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë numër 7″ nisi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekulli. Po e shohin njerëz anë e mbanë botës në këto ditë të vështira. Le të mbështetemi tek njëri-tjetri me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Kujdesuni për veten”, shkruajti aktori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.