E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në SHBA: Bernie Sanders pezullon fushatën presidenciale
Publik News

Zgjedhjet në SHBA: Bernie Sanders pezullon fushatën presidenciale

Senatori amerikan Bernie Sanders

Senatori amerikan Bernie Sanders pezulloi fushatën e tij për kandidaturën demokrate, duke i hapur rrugën ish-nënpresidentit Joe Biden për t’u përballur me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 më 3 nëntor.

Në një mesazh kur deklaroi ndërprerjen e fushatës, ai falenderoi mbështetësit e tij në gjithë vendin dhe stafin e fushatës së tij.

Senatori nga Vermonti, programi progresivi i të cilit synonte t’i jepte partisë së kahje të skajshme të majtë, pati një epërsi të ndjeshme në garat e para brenda partisë në dhjetor, por shanset e tij u zbehën me shpejtësi, pasi humbi në Karolinën e Jugut në shkurt, ndërsa demokratët e moderuar mbështetën fushatën e zotit Biden.

Dalja nga skena e zotit Sanders, rivali i fundit përballë zotit Biden në fushatën demokrate, ngre siparin për një betejë mes ish-nënpresidentit 77 vjeçar Biden dhe presidentit 73 vjeçar, Trump që po kërkon një mandate të dytë, raporton Zeri i Amerikës.

Vendimi i senatorit Sanders vjen ndërsa vendi përballet me krizën e koronavirusit që e transformoi fushatën, me disa gara paraprake të shtyra dhe disa të tjera të cilat nuk dihet ende se kur do të mbahen.

Senatori, kishte qenë nën presion për ndalur fushatën pasi zoti Biden fitoi bindshëm në garat e 17 marsit në Florida. Arizona dhe Ilinoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.