E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amerikani gjendet i pajetë në Sarandë
Publik News

Amerikani gjendet i pajetë në Sarandë

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë ditën e sotme në apartamentin që kishte marrë në Sarandë.

 

Lajmi është bërë me dije nga gazetarja e Sarandës, Shpresa Dine, ndërsa bëhet fjalë për 70-vjeçarin Robert Hood, nga Alaska.

Mësohet se i moshuari jetonte prej tri vitesh i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1 në Sarandë. Prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Ai është shqetësuar dhe ka njoftuar Policinë, që së bashku me zjarrfikësit hynë në apartament, dhe e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70-vjeçarin amerikan.

Trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Raportohet se në trupin e viktimës nuk janë vënë re shenja dhune.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.