E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 persona të tjerë në Elbasan të infektuar nga COVID-19
Lajme

3 persona të tjerë në Elbasan të infektuar nga COVID-19

Ndërsa është raportuar se janë shëruar nga Covid- 19 pjesëtarët e familjes së parë elbasanase të infektuar nga koronavirusi, në Elbasan edhe tri raste të tjera janë identifikuar pozitivë.

Rasti i parë u bë me dije në 12 mars në qytetin e Elbasanit dhe ai ishte një 35-vjeçar, i kthyer nga Italia i cili rezultoi se kishte infektuar edhe prindërit .

Sipas burimeve zyrtare të tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit përkatësisht të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19, por për fat të keq gjatë të enjtes tre persona të tjerë nga Elbasani kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë personat e shëruar që pas ekzaminimeve të radhës rezultuan negativë do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë të tjera të vetkarantinuar. Po kështu edhe tre personat që rezultuan pozitivë do karantinohen.

Edhe këta sipas burimeve jo zyrtare kanë lidhje me të infektuarit në Restorantin pranë Gjykatës së Elbasanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.