E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmëron OBSH: Heqja e masave shtrënguese shumë shpejt, mund të shkaktojë rikthim vdekjeprurës të infeksionit
Lajme

Paralajmëron OBSH: Heqja e masave shtrënguese shumë shpejt, mund të shkaktojë rikthim vdekjeprurës të infeksionit

Heqja e masave izoluese kundër përhapjes së koronavirusit shumë herët, mund të shkaktojë një “rikthim vdekjeprurëse” në infeksione, ka paralajmëruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të tregohen të kujdesshëm në drejtim të lehtësimit të kufizimeve, edhe pse disa luftojnë me ndikimin ekonomik.

obsh1

Ai tha se kishte një “ngadalësim të mirëpritur” të epidemive në disa vende evropiane.

Por ka një “përshpejtim alarmant” në vendet e tjera përfshirë në Afrikë.

Në nivel global ka 1.6 milion raste të koronavirusit dhe 97,000 vdekjeve.

Dr Tedros tha që OBSH po punonte me vendet për të formuar strategji për lehtësimin e kufizimeve.

“Unë e di se disa vende tashmë po planifikojnë kalimin jashtë kufizimeve të qëndrimit në shtëpi. OBSH dëshiron të shohë heqjen e kufizimeve aq sa kushdo. Në të njëjtën kohë, heqja e kufizimeve shumë shpejt mund të çojë në një ringjallje vdekjeprurëse” tha ai gjatë një konference virtuale në Gjenevë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.