Zbulohet banesa e Orges Bilbilit, sekuestrohen armë dhe para, ja me kë jetonte i shumëkërkuari për vrasje
Detaje të reja kanë dalë për të shumëkërkuarin për vrasje Orges Bilbili, i cili ditën e djeshme u plagos nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’, pasi refuzoi të tregonte kartë e identitetit. Mësohet se aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin shëndetësor të mjekëve. Sakaq, bëhet me dije se Bilbili jetonte prej disa muajsh në Tiranë, në një apartament me qira në rrugën “Sitki Çiço”, të cilin e ndante me një djalë tjetër. Ky i fundit nuk është identifikuar ende, por dyshohet se ka qenë personi që shoqëronte Bilbilin dje kur ndodhi plagosja. Ai u largua menjëherë nga vendngjarja, pa lënë gjurmë. Ndërkohë policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në banesën e tyre dhe ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme parash. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ku fatkeqësit është plagosur lehtë edhe një kalimtare e cila po kalonte rastësisht në rrugë në momentin që efektivi ka gjuajtur në drejtim të agresorit. Ndërsa Bilbili ishte shpallur në kërkim nga policia për vrasje dhe disa vepra të tjera penale. 30 vjeçari akuzohet se është i përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe një nga autoret e masakrës së ndodhur ne 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



