E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi uron Pashkët: Kjo ditë e bekuar na fton të hapim zemrën ndaj të mirës
Publik News

Kryemadhi uron Pashkët: Kjo ditë e bekuar na fton të hapim zemrën ndaj të mirës

Monika Kryemadhi ka urur mbrëmjen e sotme festën e Pashkëve, teksa ka publikuar edhe një foto ku duket një shportë me vezë dhe portreti i Nënë Terezës në sfond.

Kryetarja e LSI-së i uron të gjithë shqiptarëve Pashkë të bekuara teksa thekson se kjo ditë e bekuar i fton të gjithë të shikojnë përpara dhe të hapin zemrën ndaj të mirës e besimit në Zot.

Postimi i plotë i Kryemadhit

Në vigjilje të kremtimit të Pashkëve, ringjallja e Krishtit sjell pranë familjeve tona shpresën e gëzimit të jetës përtej vështirësive.

Pas javëve të kreshmës, të kaluara në një situatë të vështirë si kjo që po përballemi të gjithë bashkë në kushtet e pandemisë, kjo ditë e bekuar na fton të shikojmë përpara duke hapur zemrën ndaj të mirës, të forcojmë besimin te Zoti dhe dashurinë për njëri-tjetrin, për vendin, kombin. Kështu, e nesërmja jonë do të jetë me siguri e lumtur.

Pashkë të bekuara, me shpresën se paqja dhe harmonia do të mbizotërojnë gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

93013960_2754372478008810_6945285013273313280_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.