E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 23 vjeçarit në Tiranë, Policia ende asnjë reagim
Publik News

Vdekja e 23 vjeçarit në Tiranë, Policia ende asnjë reagim

Ditën e shtunë u raportua për një aksident të ndodhur në tregun e Uzinës Dinamo në Tiranë, ku një i ri me biçikletë ishte përplasur nga një kamion. Policia nuk bëri asnjë reagim mbi ngjarjen, ndërkohë që dy ditë më pas, në rrjetet sociale shkruhet se i riu ka ndërruar jetë që të shtunën.

Bëhet fjalë për shtetasin Reldi Guga, 23 vjeç, i cili u përplas nga kamioni me bylyk që po fuste materiale ndërtimi dhe hekur në pallatin brenda tregut.

Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë.

Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

U përplas nga një kamion që nuk duhet të ishte në rrugët e Tiranës. Por ishte aty sepse babëzia e Eriot të Bashkisë nuk pyet për jetën e një të riu. Sepse ndërkohë që ju nuk lejoheni të dilni, Erioni vazhdon të hedhi beton. Ngjarja u mbajt e fshehtë e nuk u raportua nga Policia e Shtetit.
Ka një arsye se përse vrasësit duhet të futen në burg. Sepse kur nuk dënohen, ata vrasin përsëri.
Pas Ardit Gjoklajt kjo është vrasja e dytë e Erionit.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e këtij të riu e i dhëntë forcë familjarëve të tij.
Drejtësia për momentin është në karantinë bashkë me ne

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.