E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainë,  zjarr masiv shumë afër uzinës bërthamore të Çernobilit (VIDEO)
Publik News

Ukrainë, zjarr masiv shumë afër uzinës bërthamore të Çernobilit (VIDEO)

Një zjarr masiv ka djegur më shumë se 34.000 hektarë opyje në Ukrainë, ndërsa raportohet se është vetëm 2 kilometër larg nga vendi ku ruheshin mbeturinat më të rrezikshme të uzinës bërthamore të Çernobilit.

Zjarri ka mbarritur deri në qytetin e braktisur Pripyat, i cili më parë shërbente për bimësinë.

Një tjetër zjarr i madh që ka djegur 12.000 hektarë pyje dhe është vetëm 1 kilometër larg uzinës.

Operatori turistik Yaroslav Emelianenko tha se kjo ishte një fatkeqësi ekonomike, pasi vizitat turistike në Pripyat kishin siguruar të ardhura të mëdha.

Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpia, ndërsa zjarrëfikësit po punojnë për të shuar flakët.

Ata ndihmohen edhe nga helikopterët dhe aeroplanët që po përpiqen ta shuajnë zjarrin nga lart.

Stacioni i energjisë bërthamore i Çernernobilit dhe qyteti i afërt i Pripyat janë braktisur që nga viti 1986, kur u shpërtheu reaktori numër 4 i uzinës.

Shpërthimi dërgoi një re të rrezatimit radioaktiv në pjesën më të madhe të Evropës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.