E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtohen 3 raste të tjera të personave të infektuar nga koronavirusi në Kukës
Publik News

Shtohen 3 raste të tjera të personave të infektuar nga koronavirusi në Kukës

Mësohet se rezultatet e testeve kanë dalë pozitive për 1 infermier, një ndihmës mjek dhe një sanitare, duke e çuar në 9 numrin e të prekurve në qytetin verior.

Përgjigjet e analizave kanë dalë mbrëmë, ndërsa 30 personat e tjerë që u testuan nuk ishin të infektuar.

Autoritetet në Kukës deklaruan se testet do vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.

Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar.

Ndërkohë në Kukës po punohet për të gjetur “pacientin zero”, pasi të infektuarit janë asimptomatikë dhe nuk dihet si janë infektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.