Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e herëpashershme të kryeministrit Rama, për shëprndarjen e ndhmave në familjet në nevojë.
Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka thënë se Rama gënjen, pasi shifrat që ai propagandon nuk janë reale.
Vokshi tha se nuk janë as 200 dhe as 600 mijë familje që janë ndihmuar, por vetëm 4 mijë.
Statusi i Vokshit
Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë.



